Tajfuni Doksuri arriti të premten në Kinë pasi solli përmbytje vdekjeprurëse në Filipine.
Stuhia hyri në provincën lindore të Fujian të premten në mëngjes pasi solli shira të dendur dhe erëra të forta në pjesë të Tajvanit, veçanërisht në grupin e ishujve Penghu.
Stuhia shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë dhe dëme bujqësore në vend dhe shkaktoi pezullimin e punës, mësimeve dhe udhëtimeve detare, thanë zyrtarët, duke shtuar se ata po monitoronin një stuhi tjetër që po afrohej.
Kina ka rritur gatishmërinë e saj ndaj tajfunit përmes mesazheve me tekst dhe njoftimeve në mediat sociale.
Në Fujian, më shumë se 400 mijë njerëz janë zhvendosur në vende të sigurta, qindra anije u kthyen në porte dhe transporti u pezullua.