Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Supremja e ndarë nëse Trumpi duhet të ndiqet penalisht

Gjykata Supreme e SHBA-se

Getty Images

Gjykata Supreme e SHBA-së për afro tri orë ka trajtuar të enjten nëse ish-presidentët amerikanë duhet të gëzojnë imunitet për veprat që kanë kryer gjatë kohës sa ishin në detyrë.

Për gati tri orë të enjten, Gjykata Supreme e SHBA-së ka vlerësuar nëse ish-presidentët kanë imunitet nga ndjekja penale dhe çfarë do të nënkuptojë saktësisht nëse e kanë këtë, raporton “BBC”. 

Përgjigja e saj do të përcaktojë nëse ish-presidenti Donald Trump do të gjykohet nën akuzat se tentoi të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 sa kishte qenë president i SHBA-së. 

Cilido qoftë vendimi, secili gjykatës tha se do të formësojë demokracinë amerikane për vitet në vijim. 

“Ne po shkruajmë një rregull për moshat e ardhme”, ka thënë gjyqtari Neil Gorsuch. 
Çështja, e dëgjuar në një seancë speciale njëditore, sillet rreth pretendimit të Trumpit se ai gëzon imunitet absolut nga akuzat penale për veprimet që ka kryer derisa ishte president. 

Sipas Trumpit, imuniteti e mbron atë nga akuzat penale të ngritura nga Prokurori i Posaçëm i SHBA-së, Jack Smith. Trump po akuzohet se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. 
Gjykimi i Trumpit për këtë çështje nuk do të nisë derisa Supremja të nxjerrë një vendim, e që pritet të ndodhë në qershor. 

Edhe Çfarë ndodh me rastet penale dhe civile ndaj Trumpit pas rizgjedhjes president? Botë Çfarë ndodh me rastet penale dhe civile ndaj Trumpit pas rizgjedhjes president?

Në Supreme u vërejt një ndarje dhe u la të kuptohet se një vendim i ndarë mund të jetë i mundshëm. 

Pyetjet janë se çfarë do të nënkuptonte imunitet i plotë. A do të nënkuptonte imuniteti i plotë që një president i ardhshëm i SHBA-së do të mund ta përdorte ushtrinë për t’i eliminuar rivalët? Apo, nëse s’ka imunitet, a do të nënkuptonte se presidentët do t’i nënshtroheshin tekave të prokurorëve individualë dhe të burgoseshin si hakmarrje politike? 

Derisa pala konservatore dukej më e hapur ndaj idesë se gjithë ish-presidentët e SHBA-së duhet ta kenë një lloj imuniteti, të gjithë gjyqtarët dukeshin skeptikë ndaj argumenteve të bëra nga avokati i Trumpit, Dean John Sauer, se një ish-president ka pothuajse një mbrojtje totale nga ndjenja penale. 
Sauer u përballë me pyetje nga nëntë gjyqtarët në fillim. 

“Po nëse presidenti urdhëron ushtrinë të bëjë një grusht shtet?” – pyeti gjyqtarja Elena Kagan, një nga tre prej gjyqtarëve liberalë. 

Sauer u shfaq në mëdyshje për t’u përgjigjur, përpara se të thoshte “do varej nga rrethanat”. 

Gjyqtarja Kagan, iu përgjigj: “Kjo tingëllon shumë keq, apo jo?”

Michael Dreeben, që përfaqëson Qeverinë e SHBA-së, u mor po ashtu në pyetje, ndërsa gjyqtarët e përballën atë me pasoja që mund të ketë nëse presidentët amerikanë nuk kanë një nivele mbrojtjeje penale. 

Edhe Trumpi ka imunitet për veprimet e kryera gjatë detyrës zyrtare, vendos Gjykata e Lartë e SHBA-së Botë Trumpi ka imunitet për veprimet e kryera gjatë detyrës zyrtare, vendos Gjykata e Lartë e SHBA-së

“A e kuptova që thua...nëse presidenti bën një gabim...ai duhet t’i nënshtrohet ligjeve penale sikur të gjithë tjerët?” – ka pyetur gjyqtari Samuel Alito. “A nuk mendoni se ai është në një pozitë të veçantë, veçanërisht të pasigurtë?”

Dreeben u përgjigj se “duke bërë një gabim” nuk do të çonte dikë nën ndjekje penale.