Princi i Uellsit mori një donacion prej 1 milion funtesh për bamirësinë e tij, nga të afërmit e Osama bin Ladenit, sipas një raporti.
Sunday Times pretendon se mbreti i ardhshëm pranoi pagesën nga Bakr bin Laden, patriarku i familjes saudite, dhe vëllai i tij Shafiq.
Princi Charles, 73 vjeç, thuhet se ka mbajtur një takim privat me Bakr, 76 vjeç, në Clarence House në Londër më 30 tetor tw vitit 2013, dy vjet pasi Osama bin Laden u qëllua për vdekje nga forcat speciale amerikane në një kompleks pranë Islamabadit në Pakistan, sipas ST-së.
Clarence House kundërshton me forcë shumë nga pretendimet, duke thënë se vendimi për të pranuar donacionin për bamirësinë e tij, Fondin Bamirës të Princit të Uellsit (PWCF), u mor vetëm nga administruesit.
Bakr dhe Shafiq bin Laden janë gjysmë vëllezërit e Osamës, të lidhur me themeluesin e Al-Kaidës nëpërmjet babait të tyre, Mohammed bin Awad bin Laden, një miliarder i lindur në Jemen.
Nuk ka asnjë sugjerim që Bakr ose Shafiq bin Laden të kenë sponsorizuar ose të jenë përfshirë në akte terrorizmi.
Edhe
Princi Charles kishte pranuar një valixhe me 1 milion euro kesh
“Dhurimi nga Sheik Bakr bin Laden në vitin 2013 u konsiderua me kujdes nga Administratorët e PWCF në atë kohë. Çdo përpjekje për të sugjeruar të kundërtën është mashtruese dhe e pasaktë” ka thënë në një deklaratë, Sir Ian Cheshire, kryetar i Fondacionit Bamirës të Princit të Uellsit (PWCF), ku u depozituan paratë.
-
Për blerjen e Barcelonës ofrohen 10 miliardë dollarë
-
Trumpi kundërshton Inteligjencën amerikane, thotë se Princi saudit s’dinte asgjë për vrasjen e Kashoggit
-
Arabia Saudite mund të investojë 1 trilion dollarë në SHBA, thotë Princi i Kurorës
-
Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë