Princi i Uellsit, Charles, kishte pranuar një valixhe me 1 milion euro kesh nga ish-kryeministri i Katarit, njofton “Sunday Times”.
Gazeta raporton se kjo është një prej tri donacioneve kesh nga Sheikh Hamad bin Jassim në total prej tre milionë eurove.
Nga Pallati Mbretëror i Britanisë është thënë se donacionet nga sheiku janë dërguar menjëherë te një prej fondacioneve bamirëse të Princit Charles dhe janë ndjekur proceset e duhura.
Gazeta nuk ka raportuar se pagesat ishin ilegale.
Sipas “Sunday Times”, Charles, kishte pranuar personalisht tri donacionet kesh nga ish-kryeministri i Katarit mes viteve 2011 dhe 2015.
Artikuj të ngjashëm
-
Sunday Times: Princi Charles pranoi 1 milion funte nga familja e Osama bin Ladenit
-
Çorapet e shqyera të Mbretit Charles bëhen virale
-
Shkarkohet nënkryetarja e Parlamentit Evropian pas skandalit të ryshfetit
-
Sveçla për dhuratën 20.000-euroshe nga Katari: Po të kthehej, raportet mes vendeve do të lëndoheshin
-
Për blerjen e Barcelonës ofrohen 10 miliardë dollarë