Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se kur bëhet fjalë për ndihmë ushtarake për Ukrainën, shteti i tij nuk e përjashton asnjë diskutim.
Në një konferencë të përbashkët për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të mërkurën në Londër, Sunak ka thënë se edhe dërgimi i avionëve luftarakë është pjesë e bisedës, raportoi BBC-ja.
"Ka qenë shumë e qartë se kur bëhet fjalë për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën asgjë nuk është jashtë tryezës. Kur bëhet fjalë për forcat ajrore luftarake, sigurisht që ata janë pjesë e bisedës, kjo është arsyeja pse ne kemi njoftuar sot se do të trajnojmë forcat ajrore ukrainase në platformat e standardeve të NATO-s”, është shprehur Sunak.
Ndërkaq, Zelensky ka thënë se Ukraina ka nevojë për shumë pajisje dhe se këto nevoja varen nga situata në fushën e betejës.
-
Britania zotohet të ndajë edhe 620 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën
-
Britania e Madhe paralajmëron rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën
-
SHBA-ja dhe Britania të palëkundura në ndihmën për Ukrainën
-
Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon turneun evropian në kërkim të ndihmës ushtarake
-
Britania do t’i çojë në Ukrainë tanket si ato që u përdorën në Kosovë