Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesi në Paris ishte një çeçen i lindur më 1997

Sulmuesi që vrau me thikë një 29 vjeçar në qendër të Parisit të shtunën mbrëma kishte lindur më 1997 në Çeçeni, rajon rus, ka thënë për Reutersin një burim nga gjyqësia.

Sulmuesi kishte bërtitur “Allahu akbar” derisa vrau kalimtarin dhe plagosi katër të tjerë para se të vritej nga policia.

Babai dhe nëna e sulmuesit janë marrë nga policia dhe po merren në pyetje, transmeton Koha.net.

Burimi nuk bëri me dije nacionalitetin e sulmuesit, mirëpo BFM TV tha se ai ishte rus.

Më herët, ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb, u tha gazetarëve se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“E kam parë njërin nga të lënduarit, që ishte në gjendje të rëndë, por tani është më mirë”, tha ai pasi i vizitoi viktimat në spital.

Edhe Sulmuesi në Paris që vrau tre persona e pranon se ishte racist Botë Sulmuesi në Paris që vrau tre persona e pranon se ishte racist

Një fotografi që Reuters thotë ta ketë parë, e për të cilën burimi i ka thënë se është e sulmuesit, shihet një djalosh i ri me gjoks të hapur dhe me mjekër të gjatë i veshur me trenerka të zeza. Sipas burimit, sulmuesi s’ka qenë i njohur më parë për policinë.

Shteti Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë për sulmin përmes agjencisë së saj të lajmeve “Amaq”, por nuk ofroi kurrfarë dëshmie për pretendimin.

Autoritetet ende nuk e kanë zbuluar identitetin e personit të vrarë në sulmin e mbrëmshëm, por nga gjyqësia i është thënë Reutersit se është një burrë 29 vjeç.