Një i ri që ka sulmuar me thikë qytetarët të premten në stacionin kryesor hekurudhor në Amsterdam, për kryerjen e sulmit të tij kishte motive terroriste, thanë sot autoritetet lokale.
Gjatë sulmit dy qytetarë amerikanë u plagosën.
Policia plagosi dhe ndaloi një 19-vjeçar nga Afganistani si të dyshuar, që kishte leje qëndrimi në Gjermani.
“Deklaratat e para të bëra nga i dyshuari lënë të kuptohet se kishte motive terroriste”, ka thënë këshilli i qytetit të Amsterdamit përmes një deklarate.
Artikuj të ngjashëm