Të paktën 29 persona janë vrarë gjatë një sulmi me bombë dhe të armatosur në një xhami në qytetin perëndimor Herat të Afganistanit.
Zyrtarët policorë njoftuan se vetëvrasësi me bombë e aktivizoi shpërthimin në vete në hyrje të xhamisë Javadia në qendër të qytetit, ndërsa sulmuesi tjetër hyri në xhami duke shtënë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, gjatë sulmit janë vrarë së paku 29 persona, ndërsa 63 të tjerë janë plagosur.
Nga fuqia e shpërthimit pjesa më e madhe e xhamisë është shkatërruar, ndërsa druhet se bilanci i të vdekurve mund të rritet.
Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.