Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet një bibliotekë në New Mexico, ka viktima dhe të plagosur

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një bibliotekë në New Mexico, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur katër të tjerë.

Të shtënat ndodhën në qytetin e Clovis, pranë kufirit me Teksasin.

Të paktën gjashtë persona u qëlluan, dy prej tyre për vdekje, tha sherifi i zonës.

Një i dyshuar është arrestuar.

Mbikëqyrësja e bibliotekës tha se ishte me djalin e saj, kur sulmuesi hyri erdhi dhe filloi të qëllonte me breshëri plumbash në ajër.