Të paktën 23 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur në një sulm kundër një autobusi që transportonte të krishterë në jug të Egjiptit, njoftoi Khaled Megahed zëdhënës i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë.
Khaled Megahed deklaroi se “të plagosurit janë dërguar në disa spitale pranë qytetit Minya”.
“Autobusi po transportonte rreth 45 persona në drejtim të manastirit Anba Samuel kur persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të automjetit”, sipas burimesh të forcave të sigurisë.
Sulmet kundër kristianëve janë rritur gjatë viteve të fundit pasi grupet e armatosura i akuzojnë ata se mbështetën ushtrinë kur u rrëzua presidenti islamik, Mohammad Morsi në vitin 2013.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Egjipt vriten 26 të krishterë
-
Katër të vrarë nga të shtënat brenda autobusit në Jerusalem, 11 të plagosur
-
32 të vdekur nga përplasja zinxhirë e veturave në Egjipt
-
Sulmohet një autobus ushtarak në Siri, vriten 23 ushtarë sirianë
-
22 të vdekur pasi autobusi godet kamionin e ndalur në autostradën në Egjipt