Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet Kharkivi, qëllohet një konvikt studentësh

Kharkivi është qëlluar sërish nga dronët rusë, njoftuan zyrtarët shtetërorë, duke shtuar se dy kate të një konvikti janë shkatërruar.

Siç ka raportuar TheGuardian, shefi i policisë për rajonin e Kharkivit, Volodymyr Tymoshko, tha se një person u plagos, ndërsa në konvikte s'pati studentë të vendosur pasi një pjesë e tyre gjenden në grevë.

“Një nga dronët shkatërroi dy kate të një konvikti. Ka shpërthyer një zjarr dhe po marrin pjesë shërbimet e urgjencës”, tha kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov.

Në rrjete sociale kanë dalë pamje të sulmit.

Artikuj të ngjashëm