Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, u sulmua me municione kasetore të hënën në mëngjes, njoftoi guvernatori rajonal, Oleh Syniehubov. Për pasojë është dëmtuar një ndërtesë dhe selia e administratës rajonale në qendër të qytetit.
Nuk u raportua menjëherë për viktima. Dmytro, banor vendas, tha se “të paktën pesë sulme” u kryen në zonë. Ai shpjegoi se shtëpia dhe shkolla e vajzës së tij u "shkatërruan pjesërisht".
U gjet gjithashtu një krater, afërsisht pesë metra i thellë. Ndërkohë, Rusia bombardoi qytetin Enerhodar, që ndodhet pranë centralit bërthamor më të madh në Evropë. Kryetari i qytetit shkroi në faqen e tij në rrjetet sociale se dy lagje civile u bombarduan, duke plagosur 10 persona.
Ai shkroi se rusët "po përpunojnë një skenar" përpara vizitës së planifikuar të Agjencisë Ndërkombëtare të Emergjencave Atomike në centralin bërthamor të Zaporizhias, më i madh bërthamor në Evropë. Ai është pushtuar nga forcat ruse dhe drejtohet nga punëtorë ukrainas.
-
Lëndohen 21 persona nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës
-
Të paktën gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kharkiv
-
Sulmet ruse shënjestrojnë sistemin energjetik të Ukrainës
-
Rusia kryen ndër sulmet më të mëdha që nga fillimi i luftës në Ukrainë
-
Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë, godet jugun e lindjen