Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohet fizikisht ish-ministri maqedon i Shëndetësisë

Shkup, 1 qershor – Ish-ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë Nikolla Todorov sot në mëngjes ka qenë cak i sulmit fizik, raporton AA.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për AA konfirmuan se është kryer sulm ndaj ish-ministrit Todorov.

Personi që ka tentuar ta kryejë sulmin është arrestuar ndërsa më shumë detaje MPB ka paralajmëruar për më vonë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë sot në ora 12:30 ishte paralajmëruar pranim-dorëzimi i postit të ministrit të Shëndetësisë mes Nikolla Todorov dhe Arben Taravarit.