Ambasadori i BE-së në Sudan, Aidan O’Hara, është sulmuar të hënën në shtëpinë e tij në Khartoum, ka bërë të ditur kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
Luftimet në Sudan mes grupeve të gjeneralëve rivalë po vazhdojnë.
“Disa orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan është sulmuar në rezidencën e tij. Siguria e premisave dhe stafit diplomatik është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe obligim sipas të drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Borrell në Twitter. “Kjo është shkelje e rëndë e Konventës së Vjenës”.
Një zëdhënës i BE-së ka thënë për BBC-në se O'Hara është mirë.
A few hours ago, the EU Ambassador in #Sudan was assaulted in his own residency.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 17, 2023
This constitues a gross violation of the Vienna Convention. Security of diplomatic premises and staff is a primary responsibility of Sudanese authorities and an obligation under international law.