Një autokolonë diplomatike amerikane u sulmua në Sudan të hënën, por askush nuk u lëndua, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Ky veprim ishte i pamatur, ishte i papërgjegjshëm dhe sigurisht i pasigurt”, u tha ai gazetarëve në Japoni pas bisedimeve të G7-s.
Sudani është përfshirë prej ditësh nga luftimet vdekjeprurëse midis forcave rivale.
Më herët u raportuar se ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan, Aidan O’Hara është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Khartoum, shkruan BBC.
Rreth 185 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1800 janë plagosur në tri ditët e luftimeve në Sudan, sipas OKB-së. Qyteti ka parë sulme ajrore, granatime dhe zjarr të rëndë me armë të vogla.
Edhe
Mbi 100 të vrarë nga një sulm ndaj një kopshti dhe një spitali në Sudan
Si ushtria ashtu edhe një grup paraushtarak i quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në Khartoum, ku banorët janë strehuar nga shpërthimet.
Ministri i Jashtëm irlandez Michael Martin konfirmoi se O’Hara nuk kishte lëndime serioze.
Ai e përshkroi sulmin si një “shkelje të rëndë të detyrimeve për të mbrojtur diplomatët”.
Martin e përshkroi ambasadorin si “diplomat të shquar irlandez dhe evropian që po i shërben Bashkimit Evrpopian në rrethanat më të vështira”.
“Ne e falënderojmë atë për shërbimin e tij dhe bëjmë thirrje për një ndërprerje urgjente të dhunës në Sudan dhe rifillimin e dialogut”, tha ai.
Edhe
Guterres: Lufta civile në Sudan ka dalë jashtë kontrollit
Më parë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter se siguria e ambienteve diplomatike dhe stafit ishte një “përgjegjësi parësore” e autoriteteve sudaneze.
Zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali i tha agjencisë së lajmeve AFP se delegacioni i BE-së nuk ishte evakuuar nga Khartoumi pas sulmit. Siguria e stafit ishte prioritet dhe masat e sigurisë po vlerësoheshin, shtoi ajo.