Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës mund të shkaktojë një krizë të refugjatëve, ka thënë Oleksandra Matchiichuk, kryetare e Qendrës për Liritë Civile në Kiev, raporton CNN.
“Unë jam në Kiev. Dhe shumë njerëz qëndrojnë në Kiev dhe do të luftojnë për shtetin tonë dhe qytetin tonë dhe për dinjitetin tonë. Por, njerëzit me fëmijë, njerëzit pa prindër, njerëzit që janë të frikësuar do të tentojnë të largohen nga qyteti”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se frikësohet se sulmi i Rusisë do të shënjestrojë edhe gazetarët, aktivistët civilë, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe vullnetarët.
E pyetur nëse do të jetë e mundur që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të tërhiqet, Matviichuk, ka thënë se e gjitha varet nga reagimi i menjëhershëm i Perëndimit.
“Ne si ukrainas do të fitojmë. Nuk e di se si do të përfundojë storia ime personave, por nuk kam dyshime se Ukraina do të qëndrojë. Por, na duhet kohë, dhe Perëndimi mund të na ofroj këtë kohë, me reagimin e tyre të menjëhershëm”, ka thënë Matviichuk.
-
Lufta në Ukrainë do të shkaktonte krizë të madhe refugjatësh, paralajmëron SHBA-ja
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Valë e ashpër e sulmeve ruse në Ukrainë, zbehen përpjekjet për marrëveshje
-
Zelensky: Rusia duhet të mbahet përgjegjëse
-
Ukraina konsideron se Rusia po kryen sulm psikologjik duke kërcënuar me sulme