Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lufta në Ukrainë do të shkaktonte krizë të madhe refugjatësh, paralajmëron SHBA-ja

SHBA-ja ia ka bërë të qartë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se pushtimi i Ukrainës, mund të bëjë që të zhvendosen më shumë se 5 milionë njerëz nga Ukraina.

Ambasadorja e SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Linda Thomas – Greeenfield, ka thënë se kjo do të shkaktonte një prej krizave më të mëdha të refugjatëve në botë.

"Nëse Rusia vazhdon në këtë rrugë, ajo mund, sipas vlerësimeve tona, të krijojë një krizë të re refugjatësh, një nga më të mëdhatë me të cilat përballet bota sot”, ka thënë ambasadorja Linda Thomas-Greenfield.