Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Raketat ruse goditën infrastrukturën në periferi të Kievit

Pamje nga shkatërrimet në Bucha

Në mëngjesin e të dielës janë dëgjuar shpërthime të forta në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev.

Sipas kryetarit të Brovaryas, që gjendet në periferi të Kievit, sulmet kanë shënjestruar infrastrukturën në këtë zonë, raporton BBC.

Igor Sapozhko nuk ka dhënë detaje nëse ka pasur të vdekur apo dëme të mëdha.

Raportohet se mund të ketë mungesë furnizimi me rrymë apo ujë në këtë zonë, pas sulmeve me raketa nga forcat ruse.