Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmet me dronë, rafineritë e naftës në Rusi cak i Ukrainës

Një rafineri tjetër e naftës në Rusi është sulmuar me dronë të mërkurën. Autoritetet ruse kanë fajësuar ushtrinë ukrainase për këtë sulm me dron.

Zjarri i madh ka kapluar rafinerinë në jug të Krasnodarit.

Autoritetet në këtë rajon rus nuk kanë treguar se çfarë e shkaktoi zjarrin, por kanë thënë se zjarri nuk ka mundur të lokalizohej me shpejtësi.

Mirëpo mediat ruse, përfshirë edhe agjencinë shtetërore Tass, kanë thënë se zjarri është shkaktuar nga një dron ukrainas që u lansua gjatë natës.

Banorët kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm para se të niste zjarri në rafineri.

Edhe Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit Botë 4 j. më parë Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit

Ky është sulmi i dytë brenda një jave ndaj rafinerive ruse. Një e tillë është sulmuar në Krimenë e aneksuar nga Rusia gjatë vitit 2014.

Autoritetet e emëruara nga Rusia në këtë rajon ukrainas kanë thënë se rafineria është sulmuar nga ushtria ukrainase.