Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Droni rus godet një rafineri të naftës në Ukrainën qendrore

Një sulm me dron nga Rusia ka shkaktuar zjarr në rafinerinë e naftës në Kremenchuk të Ukrainës qendrore. Si pasojë e sulmit është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në tri fshatra, ndërkohë që raportohet se forcat ukrainase kishin zmbrapsur sulmet ruse në lindje dhe verilindje.

Zjarri në rafinerinë Kremenchuk, të cilën Moska e ka shënjestruar shumë herë dhe qeveria e Kievit thotë se nuk është operacionale, u shua shpejt, ka bërë të ditur Filip Pronin, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Poltavas.

Shkalla e dëmit nuk është bërë e ditur.

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se mbrojtja ajrore rrëzoi 18 nga 20 dronë dhe një raketë të lëshuar nga Rusia gjatë natës, përpara se të arrinin objektivat e tyre, në një sulm, që thuhet se, synonte të godiste infrastrukturën ushtarake dhe kritike.

Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës bëri të ditur se trupat kishin zmbrapsur tetë sulme ruse pranë Kupianskut në verilindje, pesë pranë qytetit lindor të shkatërruar të Bakhmut, të kontrolluar nga forcat ruse, dhe pesë të tjera më në jug, pranë Avdiivkas, një pikë qendrore e sulmeve ruse që nga mesi i tetorit. / Reuters