Së paku gjashtë civilë janë vrarë në provincën Ghor të Afganistanit, bënë të ditur zyrtarët afganë.
Iqbal Nezami, zëdhënës i policisë provinciale, tha se katër civilë të tjerë janë plagosur.
Të gjitha viktimat janë hazaras - pakicë shiite që sulmohet shpesh nga ekstremistët sunitë.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në provincën Ghor.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetëra të vrarë nga sulmet e Pakistanit në Afganistan
-
Pakistani sulmon Afganistanin, dhjetëra të vrarë e të plagosur
-
Mbi 20 të vdekur në tërmetin 6.3 ballë Rihter në Afganistan
-
58 ushtarë pakistanezë janë vrarë në sulme “hakmarrëse” të talebanëve afganë
-
Arrin në mbi 1400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan