Të paktën tre persona u vranë dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë të kryer ndaj një stacioni policor në qytetin Çabahar, në rajonin Sistan dhe Baluçistan në juglindje të Iranit.
Televizioni shtetëror iranian njoftoi se një sulm me autobombë është kryer pranë një stacioni policor në bulevardin Rigi në qytetin Çabahar.
Muhammed Hadi Marashi, prefekti i rajoneve Sistan dhe Baluçistan ka theksuar se "shumë persona janë plagosur si pasojë e sulmit të kryer këtë mëngjes ndaj një stacioni policor në qytetin Çabahar".
Marashi po ashtu tha se sulmi është kryer me një kamion të ngarkuar me bombë.
Ndërsa televizioni shtetëror iranian ka njoftuar se në sulm kanë humbur jetën të paktën tre persona.