Trupat ukrainase e shkatërruan një tank rus gjersa ai ishte në lëvizje, bënë të ditur Forcat Ushtarake të Ukrainës. Në pamjet e publikuara të martën, tanku po lëvizte në një fushë të hapur, kur nga distanca u sulmua me artileri të rëndë.
Njëri sulm s'kreu punë, ndërsa goditja e dytë ia vuri flakën mjetit rus. Ai lëvizi për disa metra dhe u ndal përfundimisht.
Nuk është bërë e ditur se në cilin lokacion ukrainas ka ndodhur ky sulm.
Artikuj të ngjashëm