Një shpërthim brenda një xhamie në provincën Khost të Afganistanit la të vrarë së paku 27 njerëz dhe të plagosur 50 të tjerë, thanë zyrtarët.
Shpërthimi ndodhi në qarkun Ismai Khel, derisa njerëzit ishin mbledhur për faljen e Xhumasë.
Abed Ahmad Zia, zyrtar i qeverisë së provincës, tha se ka frikë se numri i viktimave mund të rritet.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup. Talibanët në të kaluarën i kanë dënuar sulmet ndaj tubimeve fetare.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e dënoi sulmin, duke e quajtur “anti-islamik dhe çnjerëzor”./rel
Artikuj të ngjashëm
-
Vriten 6 besimtarë myslimanë teksa po luteshin në një xhami në Afganistan
-
Afganistan, të paktën 19 të vrarë pas shpërthimit në një xhami
-
28 të vdekur nga një shpërthim në një xhami në Pakistan
-
Katër të vdekur pas një shpërthimi afër një xhamie në Afganistan
-
21 të vdekur nga shpërthimi në një xhami në Kabul