Të paktën tetë roje janë vrarë në një sulm të armatosur në burgun Kangbayi, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, kurse nga burgu janë arratisur 935 të burgosur.
Zyrtari i policisë Dany Kisung për AA tha se një grup i madh i personave të armatosur dje kanë kryer sulm ndaj burgut në Beni, të provincës Kivu Veriore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Sulmuesit kanë vrarë tetë roje dhe kanë mundësuar arratisjen masive të të burgosurve. Të paktën 935 të burgosur janë arratisur, kurse ushtria dhe policia janë vënë në ndjekje të sulmueseve dhe të burgosurve të arratisur", tha Kisung.