Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm ndaj një sinagoge në Berlin

Komuniteti hebre i Berlinit është tronditur nga një sulm me dy koktej molotovi në një sinagogë, raporton “BBC” të mërkurën. Incidentet antisemitike janë rritur në disa vende evropiane që nga nisja e konfliktit Izrael – Hamas.

Policia ka bërë të ditur se dy persona kanë hedhur koktej molotovi, në atë që u përshkrua si tentativë për zjarrvënie.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur zemërim për sulmin.

Sinagoga në fjalë ka një qendër komunitare, një kopsht fëmijësh dhe një shkollë të mesme me 130 fëmijë.

Institucionet hebraike zakonisht kanë mbrojtje të vazhdueshme policore në Gjermani dhe raportet sugjerojnë se oficerët ishin në vendngjarje kur ndodhi sulmi.

Barriera janë vendosur rreth sinagogës dhe qendrës së komunitetit hebre në qendër të Berlinit.

Edhe Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia në kërkim të autorit Botë 4 muaj më parë Shpërthim në një shkollë hebraike në Amsterdam, policia në kërkim të autorit

Franca dhe Gjermania kanë ndaluar të dyja demonstratat propalestineze. Javën e kaluar, policia sprapsi një tubim në qendër të Parisit me gaz lotsjellës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka thënë Parlamentit Evropian të mërkurën se terrori i Hamasit ka zhytur Izraelin dhe palestinezët në një situatë të re dhune.

“Ne po shohim një rritje të incidenteve antisemite, duke përfshirë këtu në Evropë. Sinagogat janë vandalizuar. Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rreme po përhapen me shpejtësi shqetësuese. Dhe kjo është diçka që ne thjesht nuk mund ta pranojmë”, ka thënë ajo.