Dy persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në stacionin e trenit të Shën Karlos në Marseille, Francë.
Sulmuesi është vrarë më pas nga policia franceze, transmeton Koha.net.
Ky incident, nga autoritetet është duke u trajtuar si akt terrorizmi.
Policia ka kërkuar nga të gjithë njerëzit të shmangin këtë zonë, ndërkaq stacioni i trenit është mbyllur.