Gjashtë punonjës të një poste kanë humbur jetën e 16 tjerë janë lënduar, pasi një raketë ka goditur një depo postare në lindje të Ukrainës në orët e vona të së shtunës, raporton BBC.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në “Telegram” ka njoftuar se është goditur depo e “Nova Poshta” në Kharkiv.
Në fotot e shpërndara nga Zelensky, shihet ndërtesa e shkatërruar.
Guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleh Syniehubov, ka thënë se gjitha viktimat ishin punonjës të postës.
Policia ka bërë të ditur se 22 persona ishin brenda objektit kur një raketë, që dyshohet se ishte S-300, goditi ndërtesën rreth orës 22:30 me kohë lokale.
Edhe
Rusia godet Ukrainën me dronë dhe raketa, vret të paktën shtatë persona në Kharkiv
Viktimat ishin të moshave nga 19 deri 42 vjeç.
“Rusët kanë shkaktuar më tepër terror në popullatën paqësore të Kharkivit”, ka thënë Syniehubov.