Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me makinë bombë në Kolumbi, 20 persona të vdekur

Të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, ka njoftuar policia.

Dhjetëra persona janë plagosur në këtë shpërthim, i cili ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në jug të qytetit.

Drejtuesi i makinës, që po ashtu është vrarë, është thënë të ketë qenë 57 vjeçar.

Asnjë grup ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin.

Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie.

Shpërthimi ka thyer dritaret e shtëpive dhe banesave që kanë qenë në afërsi.

Edhe Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele Botë Të paktën 18 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar në Kolumbi, pas sulmeve të grupeve rebele

“Ka qenë e tmerrshme, është dukur sikur fundi i botës”, ka thënë 62 vjeçarja Rosalba Jimenez, teksa ka qenë duke hapur dyqanin e saj afër shkollës, transmeton AFP.

Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë.