Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me armë pranë gjykatës në Stamboll, vriten dy persona

Të paktën dy persona janë qëlluar për vdekje e gjashtë të 6 tjerë janë plagosur në Stamboll të Turqisë, përfshirë edhe tre zyrtarë policorë, pas një tentim sulmi në afërsi të Gjykatës, ka raportuar Anadolu.

Ministri i Brendshëm, turk, Ali Yerlikaya, ka njoftuar për incidentin, duke thënë se i përgëzon policët për intervenimin.

“I përgëzoj policët tanë heronj. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Do të vazhdojmë të ndajmë zhvillimet me publikun”, ka shkruar ministri turk.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, e thuhet se gjendja e tyre është stabile.

Njëri nga sulmuesit që u arratis pas sulmit është kapur.