Parlamenti norvegjez ka njoftuar se është përballur me një sulm të ri kibernetik, gjashtë muaj pasi ishte njoftuar për një sulm kibernetik në këtë institucion, raportojnë mediumet e huaja.
“Ne e dimë se janë marrë të dhëna, por nuk kemi një pamje të plotë të situatës”, ka thënë Marianne Andreassen, shefe administrative e parlamentit.
Sulmi është lidhur me “cenueshmërinë” në softuerin e Microsoft Exchange, është thënë nga parlamenti i Norvegjisë.
“Parlamenti nuk e di se cili është prapa sulmit”, është njoftuar nga parlamenti.
Artikuj të ngjashëm