Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti norvegjez, cak i një sulmi kibernetik

Parlamenti norvegjez është shndërruar në cak të një sulmi kibernetik gjatë ditëve të kaluara, teksa emailat e disa deputetëve, ashtu si edhe të punonjësve, janë hakuar, është bërë e ditur të martën nga vetë parlamenti, ashtu si edhe agjencia norvegjeze e kundër-zbulimit.

“Analizat tona tregojnë se është shkarkuar një sasi e madhe e të dhënave”, ka bërë të ditur parlamenti përmes një deklarate, pa i identifikuar deputetët dhe stafin e prekur nga ky sulm.

Autoriteti Shtetëror Norvegjez i Sigurisë (NSA) kishte ndihmuar në sprapsjen e sulmit. “Kemi qenë të përfshirë tash e disa ditë”, ka thënë zëdhënësi i NSA-së, Trond Oevstedal. “Jemi duke e ndihmuar parlamentin me analiza dhe asistencë teknike”.