Së paku 10 persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi kamikaz në Afganistan. Autoritetet njoftuan se në mesin e të vrarëve janë tetë civilë dhe dy persona të forcave të sigurisë.
Si pasojë e shpërthimit 4 persona të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthimi shkaktoi flakë që dëmtuan dyqane dhe makina në zonë.
“Shumica e viktimave janë fëmijë që kanë qenë duke punuar për larjen e makinave, pranë vendit të shpërthimit”, njoftuan autoritetet.
Anëtari i këshillit krahinor, Sohrab Qaderi, tha se “pjesa me e madhe e viktimave janë fëmijë që punonin në një autolarje aty pranë”.
Dëshmitarët i thanë ‘Zërit të Amerikës’, se pjesëtarët e forcave të sigurisë ishin duke kontrolluar makinat kur sulmuesi u afrua dhe hodhi veten në erë.
Edhe
Të paktën 14 të vrarë nga një sulm i armatosur në Afganistan
Askush nuk e mori përgjegjësinë në zonën ku Talibanët dhe militantët e lidhur me grupin Shtetin Islamik kanë bazat e tyre dhe kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme kundër forcave qeveritare afgane.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.