Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, ka tërhequr ligjin për dënim me vdekje për homoseksualët, pas reagimeve të ashpra që mori ky shtet nga bota perëndimore, sidomos nga një seri yjesh të këngës e aktrimit.
Shteti i vogël aziatik shkaktoi reagime të ashpra më 3 prill kur miratoi dënimin me vdekje për marrëdhëniet mes së njëjtës gjini, duke kthyer në fuqi ligjet islamike, transmeton KTV.
Në një përgjigje të rrallë ndaj kritikave, sulltani ka thënë se dënimi me vdekje nuk do të përfshihet në Kodin e ri Penal të Bruneit.
Artikuj të ngjashëm