Gjykata Kushtetuese e Kuvajtit ka shfuqizuar një ligj sipas së cilit dënohej “imitimi i seksit të kundërt” dhe u përdor për të ndjekur penalisht personal transgjinorë, raporton BBC.
Parlamenti i tij amandamentoi ligjin për ta bërë atë vepër të dënueshme me një vit dhe me gjobë.
Por, gjykata të mërkurën gjeti se ai shkelte kushtetutën.
Grupet e të drejtave e quajtën këtë një zhvillim të madh në të drejtat e transgjinorëve.
Lynn Maalouf, anëtare e grupit të drejtave njerëzore “Middle East”, tha se ligji ishte diskriminues. Ajo bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Mala al-Mutairi, grua transgjinore e cila ishte burgosur dhe gjobitur për shkak të ligjit.
Më 2020, Mutairi u thirr nga autoritetet pasi postoi video në SnapChat duke akuzuar policët se e kishin përdhunuar dhe rrahur gjatë burgimit 7-muajsh në burgun e burrave më 2019.
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
Republika Dominikane shpall antikushtetues ligjin që ndalon lidhjet mes individëve të së njëjtës gjini
-
Përpjekje për të shfuqizuar ligjin që e ndalon gjymtimin gjenital femëror në Gambi
-
Ghana planifikon burgosjen e atyre që identifikohen si pjesë e komunitetit LGBTQ+
-
Gjykata në Indi refuzon t’i legalizojë martesat e së njëjtës gjini