Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Suedia regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë

Suedia ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 që prej fillimit të përhapjes së virusit aty, tregojnë të dhënat nga Agjencia e Shëndetësisë.

4,697 raste të reja janë shënuar të premten, megjithatë Agjencia thotë se gjatë pranverës shifrat kanë qenë edhe më të larta porse për shkak të testimeve të vogla nuk janë regjistruar shumica.

Me 20 të vdekur të tjerë, numri total ka shkuar në 6,022, raporton Reuters.