Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sudani, “peng” i udhëheqësve të tij dhe lëvizjet politike brenda viteve të fundit

Shteti i Sudanit po përjeton një krizë politike, që kur forcat ushtarake rrëzuan kryeministrin Abdalla Hamdok. Gjenerali ushtarak Abdel Fattah Al-Burhan ka thënë se ushtria tashmë ka pushtetin, dhe se kryeministri po mbahet i izoluar. Në anën tjetër, populli është duke protestuar me qëllim të rikthimit të kryeministrit Hamdok.

Megjithatë, trizat e fundit kanë një rrjedhë historike, që janë të poshtëshënuara, raporton Reuters.

19 dhjetor 2018 – Qindra protestues kanë protestuar në qytetin verior të Atabaras kundër rritjes së çmimeve të bukës. Protestat ishin përhapur jashtëzakonisht shumë në tërë vendin, duke detyruar autoritetet të përgjigjen me armë.

11 prill 2019 – Ushtria kishte rrëzuar ish-presidentin Omar al-Bashir, pas tri dekadave në pushtet. Ai më pas ishte arrestuar.

3 qershor 2019 – Forcat e sigurisë kishin sulmuar një grup protestuesish në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mjekët patën thënë se mbi 100 persona ishin vrarë.

Edhe Dorëhiqet kryeministri i Sudanit, ushtria merr kontrollin Botë Dorëhiqet kryeministri i Sudanit, ushtria merr kontrollin

17 gusht 2019 – Grupe civile, që mbështetën kryengritjen, nënshkruan një marrëveshje për të ndarë pushtetin me ushtrinë gjatë një periudhe tranzicioni. Marrëveshja i solli zgjedhjet, duke ia dhënë pushtetin më pas Abdalla Hamdokut, një ekonomist dhe ish-zyrtar i OKB-së.

14 dhjetor 2019 – Një gjykatë vendore kishte dënuar ish-presidentin Bashir për korrupsion me dy vjet paraburgim.

9 mars 2020 – Kryeministri Hamdok i kishte shpëtuar një atentati në Khartoum

31 gusht 2020 – Autoritetet në detyrë kishin arritur një marrëveshje mes disa grupeve rebele opozitare, në perëndim të Darfurit.

23 tetor 2020 – Sudani zyrtar kishte marrë vendim që së bashku me disa shtete arabe t’i normalizonte raportet me Izraelin. Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa kjo e fundit e kishte hequr Sudanin nga lista e shteteve sponsorizuese e terrorizmit.

Edhe Ushtria sudaneze pajtohet ta rikthejë në pushtet kryeministrin Hamdok Botë Ushtria sudaneze pajtohet ta rikthejë në pushtet kryeministrin Hamdok

30 qershor 2020 – Sudani kishte përfunduar reformat në ekonomi nën mbikëqyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Si pasojë, kishte fituar miratimin për lehtësimin e mbi 50 miliardë dollarëve të borxhit të jashtëm.

21 shtator 2021 – Grusht-shteti i nisur nga forcat ushtarake kishte shkaktuar dhjetëra të lënduar e disa të vdekur. Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan kishte marrë në dorë pushtetin, derisa kryeministri Hamdok vazhdon të mbahet i izoluar.