Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dorëhiqet kryeministri i Sudanit, ushtria merr kontrollin

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, ka dhënë dorëheqje një ditë pas protestave masive në kryeqytetin Khartoum.

Kundërshtimi ndaj Hamdokut u bë nga mijëra protestues pas marrëveshjes për ndarjen e pushtetit me ushtrinë, ku kjo e fundit organizoi grusht shtet në tetorin e 2021-s.

Nën thirrjet “pushteti për popullin”, protestuesit kundërshtuan marrëveshjen, derisa forcat ushtarake iu kundërpërgjigjen me dhunë, duke lënë të vdekur dy persona.

Aktualisht ushtria ka në dorë kontrollin e plotë të vendit.

Ish-kryeministri ka deklaruar se ka bërë maksimumin për të ndaluar vendin nga “rrëshqitja drejt katastrofës” mirëpo me gjithë përpjekjet, nuk është arritur konsensusi.

Sudani është duke përjetuar një tranzicion të theksuar drejt sundimit demokratik, që nga kryengritjet popullore më 2019-n, kur ishte përmbysur presidenti autoritar, Omar al-Bashir.