Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stuhia tropikale rëndon gjendjen në Haitin e dridhur nga tërmeti

Stuhia tropikale “Grace” që goditi Haitin ka gjeneruar shira të dendura vetëm dy ditë pasi tërmet të fuqishëm që e dridhi vendin e varfër të Karaibeve, duke e shtuar mjerimin e mijëra njerëzve që humbën të dashurit e tyre, pësuan lëndime apo mbetën pa strehë mbi kokë.

Të reshurat e shiut dhe erërat e forta kanë mbërthyer zonën jugperëndimore të vendit, të goditur rëndë nga tërmeti i së shtunës, ndërsa zyrtarët paralajmëruan se niveli i ujërave nga reshjet mund të arrijnë deri në 38 centimetra në disa pjesë. Stuhia ka goditur Haitin në të njëjtën ditë kur Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi për ngritjen e numrit të vdekurve nga tërmeti në 1 mijë e 419 dhe atë të të lënduarve në mbi 6 mijë. Tërmeti shkatërroi pothuajse tërësisht disa qytete në jugperëndim, në katastrofën më të fundit që e goditi vendit më të varfër të hemisferës perëndimore.

Haitianët veçse po përballeshin me ashpërsimin e gjendjes me pandeminë e koronavirusit, dhunën e bandave, rëndimin e varfërisë dhe vrasjen e presidentit Jovenel Moïse më 7 korrik.