Reshjet e dendura në Teksas kanë shkaktuar të paktën dy viktima, ndërkohë mediat amerikane raportojnë se janë me mijëra ndërhyrjet për të shpëtuar banorët nga situata kritike.
Stuhia tropikale Imelda ka shkaktuar reshje të dendura në Teksas. Në Hjustonin e përmbytur nga uji të gjithë kanë parë dhe njëherë situatën tragjike të uraganit Harvei, i cili në vitin 2017 shkaktoi viktima dhe shkatërrim. Me mijëra persona janë shpëtuar pasi në disa zona niveli i ujit është më shumë se një metër.
Një person humbi jetën në spital pasi ishte shpëtuar fillimisht nga automjeti i tij i rrëmbyer nga uji. Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se ka dhe një viktimë të dytë. Shumë automjete janë braktisur në rrugë nga pronarët e tyre ndërsa kazanët e mbeturinave janë marrë përpara nga uji i kanaleve të shpërthyera.
Guvernatori i Teksasit Greg Abot shpalli gjendjen e kashtëzakonshme në 13 konte ndërsa kryebashkiaku i Hjuston paralajmëroi banorët që të qëndrojnë larg rrugëve. Ndërkohë janë me qindra fluturimet e anuluara në aeroportin ndërkombëtar Xhorxh Bush.
Alarmi për përmbytje qëndron në fuqi deri të shtunën. Të dielën në Hjuston do të jetë presidenti amerikan Tramp i cili do të marrë pjesë në një takim elektoral i shoqëruar nga kryeministri Indian Narenda Modi.
-
Trumpi viziton zonën e përmbytur në Teksas, mbron reagimin e agjencive shtetërore
-
Shkon në mbi 100 persona numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas
-
Shkon në 91 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas
-
11 të vdekur e disa të zhdukur pas përmbytjeve në SHBA
-
Të paktën 16 të vdekur nga moti i lig në SHBA