Botë

Stuhia e borës godet Bregun Lindor në SHBA, afro 100 mijë qytetarë mbesin pa rrymë

Erërat e forta dhe rënie të temperaturave kanë goditur Bregun Lindor të SHBA-së, duke lënë dhjetëra mijëra persona pa energji elektrike e po ashtu rrugët e mbuluara nga bora, raporton agjencia AP.

Stuhitë e borës pritet të vazhdojnë edhe të dielën. Në Philadelphia e New York ra borë mjaft, por Massachusetts u godit më së rëndi nga stuhia e borës, ku në qytetin Sharon pati më tepër se 76 centimetra borë para se stuhia të largohej.

Stuhia vazhdoi, ndërsa afro 100 mijë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në Massachusetts.

Erërat arritën shpejtësinë deri 134 kilometra në orë në Cape Cod në Massachusetts.

Qytetet bregdetare janë vërshuar nga uji.

Stuhia ka goditur edhe Kanadanë të dielën në mëngjes.