Një grup studentësh në Itali janë përleshur me policinë e vendit gjatë protestave kundër bashkëpunimit akademik të universitetit italian “La Sapienza” me universitetet në Izrael.
Teksa po përpiqeshin të hynin në mbledhjen e Senatit, disa studentë dhe policë janë lënduar, dhe dy prej protestuesve janë arrestuar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Protesta shpërtheu pasi Senati i universitetit “La Sapienza” në Romë vendosi të konfirmojë bashkëpunimet me universitetet izraelite.
Përmes një deklarate, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shprehur solidaritetin me forcat e policisë dhe ka dënuar protestën, sipas saj, të dhunshme të studentëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbahen protesta pro-palestineze në kampuset e universiteteve italiane
-
Arrestime në Itali pas protestave të dhunshme
-
Protestat propalestineze në Itali, përleshje mes protestuesve dhe policisë
-
Policia largon studentët protestues nga kampusi i Universitetit të Berlinit
-
Studentët në Austri protestojnë për të treguar solidaritet me palestinezët