Qindra studentë iranianë u mblodhën për të protestuar, por një gjest i tyre ka marrë gjithë vëmendjen e mediave botërore.
Pavarësisht situatës, ata nuk kanë pranuar të shkelin flamurin amerikan dhe izraelit, mes marshimeve antiqeveritare në vend, transmeton Shqip raportimet e mediave botërore.
Pamjet e filmuara në Universitetin “Shaheed Beheshti” të dielën tregojnë se turmat përpiqet të shmangë shkelje me këmbë të flamujve.
Regjimi i Ali Khamenei thuhet se ka pikturuar flamujt në hyrjen kryesore të universitetit që studentët të ecin sipër, si një shenjë mosrespektimi.
Mijëra protestues u mblodhën të shtunën përpara portës së Universitetit të Teknologjisë Amirkabir pranë ish-ambasadës amerikane në Teheran, për të protestuar kundër qeverisë dhe udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei.

-
Marshe masive, iranianët dalin me portrete të liderit të ri e brohorasin kundër SHBA-së e Izraelit
-
Protestuesit në Irak vajtojnë Khamenein e përleshen me policinë pranë ambasadës amerikane
-
Forca të armatosura vërshojnë universitetet e Iranit për të shtypur protestat e studentëve
-
Studentët në Iran rikthehen me protesta masive
-
Irani nxjerr protestues pro-qeveritarë në rrugë