Studentët brazilianë dolën në rrugët e qyteteve, duke përfshirë Sao Paulon dhe Rio de Janeiron, për të vazhduar protestat masive që filluan më parë këtë muaj.
Ata po protestojnë lidhur me ndaljen e fondeve për arsimin, një vendim i marrë nga qeveria e presidentit Jair Bolsonaro, transmeton KTV.
Nxënësit në protesta këndonin slogane antiqeveritare ku thuhej se “Arsimi është arma jonë” dhe “Mbrojtja e arsimit mbron të ardhmen”. Bolsonaro me lehtësi i fitoi zgjedhjet vitin e kaluar, por që nga marrja e detyrës më 1 janar, popullariteti i tij ka rënë, sipas disa sondazheve.
Artikuj të ngjashëm
-
Protesta masive në Francë: Nxënësit bllokojnë shkollat, policia arreston dhjetëra protestues
-
Mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Pallatin Presidencial në Brazil
-
Bolsonaro u thotë kamionistëve protestues të tërhiqen nga rruga
-
Përkrahësit e Bolsonaros bllokojnë rrugët në Brazil
-
Brazilianët me marsh kërkojnë lejimin e përdorimit të marihuanës