Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përkrahësit e Bolsonaros bllokojnë rrugët në Brazil

Drejtuesit e kamionëve në Brazil, besnikë të presidentit Jair Bolsonaro, kanë bllokuar rrugët në tërë vendin, pas humbjes së tij në zgjedhje, raportoi BBC-ja të martën.

Bllokime u raportuan në shumicën e shteteve, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme të zinxhirit së furnizimit me ushqime.

Deri të hënën mbrëma, policia federale e autostradave raportoi për 342 incidente të tilla, me protestat më të mëdha në jug të vendit. Disa nga bllokimet u hoqën.

Pas numërimit të të gjitha votave, kundërkandidati i Bolsonaros, Lula, i mori 50.9 për qind, ndërsa Bolsonaro 49.1 për qind.

Presidenti aktual i ekstremit të djathtë nuk e ka pranuar humbjen.

Artikuj të ngjashëm