Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u ka bërë thirrje kamionistëve që protestojnë kundër rezultateve të zgjedhjeve të së dielës që të pastrojnë rrugët dhe të protestojnë diku tjetër.
Mbështetësit e presidentit të ekstremit të djathtë kanë ngritur qindra postblloqe në të gjithë Brazilin që kur u njoftua se rivali i majtë i Bolsonars, Lula, i fitoi zgjedhjet.
Bolsonaro tha se bllokimi i rrugëve nuk ishte pjesë e protestave “legjitime”.
Ai i inkurajoi njerëzit të zgjidhnin mënyra të tjera për të demonstruar.
Shumë mbështetës të fortë të Bolsonaros kanë refuzuar të pranojnë rezultatin e balotazhit presidencial të së dielës, i cili pa që ish-presidenti Luiz Inacio Lula da Silva fitoi ngushtë me 50.9 për qind të votave të vlefshme.
Të zemëruar me rezultatin, shoferët e kamionëve vendosen bllokada në të gjithë vendin. Ato kanë zgjatur deri më tani tri ditë dhe kanë shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në transportin e mallrave, përfshirë ushqimin dhe karburantet.
Policia ka luftuar për mbajtur të gjitha bllokadat, megjithëse policia federale e autostradës tha se më shumë se 700 tani ishin çmontuar.
Edhe
Përkrahësit e Bolsonaros bllokojnë rrugët në Brazil
Bolsonaro i ka inkurajuar protestuesit të gjenin mjete të tjera për të demonstruar dhe mirëpriti mitingjet e ndryshme që janë mbajtur në mbështetje të tij, në të cilat njerëzit kanë shfaqur flamuj brazilianë dhe kanë brohoritur slogane kundër Lulës.
Disa kanë bërë thirrje gjithashtu për ndërhyrje ushtarake për të mbajtur Bolsonaro në pushtet.
"Kjo është shumë e mirëpritur dhe është pjesë e demokracisë," tha ai.