Jens Stoltenberg do të qëndrojë edhe për një vit si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, pasi aleatët janë pajtuar ta zgjasin mandatin e tij për shkak të krizës së sigurisë të nxitur nga lufta që nisi Rusia në Ukrainë, raportoi SkyNews të enjten.
Vendimi pritet të bëhet zyrtar në një takim të jashtëzakonshëm liderësh të 30 shteteve anëtare të aleancës në selinë qendrore në Bruksel të enjten.
Megjithatë, zgjatja e mandatit tashmë ka marrë aprovimin e të gjithë aleatëve, sipas dy zyrtarëve perëndimorë.
Stoltenbergu do të mbetet sekretar edhe pas shtatorit, atëherë kur mandati i tij përfundonte.
Zyrtari i lartë veçse është shefi që ka shërbyer më së gjati në NATO, duke qenë në post nga viti 2014. Po ashtu, i është vazhduar mandati dy herë – secilën herë për dy vjet të tjera.
Arsyeja për zgjatjet e mëhershme ishte sepse ai sërish u pa si i fuqishëm, unifikues dhe lider shumë i respektuar gjatë kohërave sfiduese për aleancën – kur Donald Trump ishte president i SHBA-së.
-
Stoltenbergut i vazhdohet mandati në krye të NATO-s
-
Stoltenbergu në krye të NATO-s edhe për një vit
-
NATO-ja ia zgjat mandatin Stoltenbergut edhe për një vit
-
Rutte merr përsipër rolin e Sekretarit të ri të përgjithshëm të NATO-s
-
NATO-ja mund të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën në Ukrainë, thotë Stoltenberg