Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendet anëtare të aleancës do të pajtohen sot për pjesëmarrjen e NATO-s në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit militant Shteti Islamik (IS).
"Kjo do të dërgojë mesazh të fuqishëm politik për angazhimin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit", tha Stoltenberg përpara një takimi të liderëve të aleancës, sot në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha se marrëveshja nuk do të përfshijë plane të aleancës për t'u përfshirë në operacione luftarake.
Vendet anëtare të NATO-s tashmë janë të angazhuara individualisht në koalicionin që lufton Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.