Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur sërish për luftën në Ukrainë gjatë vizitës së tij të punës në Norvegji. Ai të enjten paralajmëroi se Rusia nuk duhet nënvlerësuar.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi për rrezikun e nënvlerësimit të Rusisë, raporton Reuters.
"Ne nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe synimet e tij në Ukrainë. Prandaj, është e rrezikshme të nënvlerësohet Rusia”, ka thënë ai gjatë një vizite pune në Norvegji.
Përveç kësaj, Sekretari i Përgjithshëm ka theksuar nevojën për të rritur aftësinë luftarake të NATO-s në vitet në vijim.
Artikuj të ngjashëm
-
Stoltenbergu thotë se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit
-
Stoltenberg e quan luftën në Ukrainë si krizën më të madhe në gjenerata
-
Përdorimi i armëve të NATO-s nga Ukraina për ta sulmuar Rusinë s’është përshkallëzim, thotë Stoltenbergu
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
Stoltenberg: Gabim i madh historik nëse NATO-ja e lejon Putinin të triumfojë