Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Moskës që të përmbushë angazhimet ndërkombëtare dhe të bëhet transparente në lidhje me lojërat e luftës, të planifikuara për muajin e ardhshëm në Bjellorusi dhe Rusi perëndimore.
“Do t’i vëzhgojmë nga afër stërvitjet që zhvillohen muajin e ardhshëm”, tha Stoltenberg pas takimit me kryeministren polake, Beata Szydlo, në Varshavë.
Stoltenberg iu referua stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi, të cilat janë emëruar "Zapad 2017" dhe do të zhvillohen nga data 14 deri më 20 shtator.
Stoltenberg tha se transparenca është e rëndësishme "në kohën kur ka aktivitet të shtuar ushtarak" përgjatë kufijve.
Rusia i hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me stërvitjet./rel
-
Stoltenberg flet për revoltën e Rusisë, fajëson Putinin për “gabimet”
-
Stoltenberg: Është e rrezikshme ta nënvlerësosh Rusinë
-
NATO e shqetësuar nga stërvitjet ruse në Bjellorusi
-
Stoltenberg: Ende ka rrugë diplomatike për të dalë nga kriza Rusi - Ukrainë
-
NATO-ja fton Rusinë në bisedime të reja për Ukrainën